Presidenti i klubit goditi me grusht gjyqtarin, pezullohet futbolli në Turqi

Presidenti i klubit goditi me grusht gjyqtarin,…

Një incident ka tronditur futbollin turk në ndeshjen mes ekipeve të MKE Ankaragucu dhe Caykur Rizespor, ku gjyqtari i ndeshjesh Halil Umut Meler u godit në fushë duke humbur ndjenjat.

Ishte presidenti i klubit të MKE Ankaragucu, Faruk Koca i cili sulmoi gjyqtarin e liçensuar nga FIFA për gjykimin e ndeshjeve futollistike. E gjitha kjo ndodhi pas një faulli që shpalli gjyqtari në minutën e 97 të ndeshjes, që dërgoi në barazimin e rezultatit 1-1.

Kishte mbaruar ndeshja kur presidenti Koca u fut në fushë dhe qëlloi me grusht gjyqtarin Meler. Ky i fundit humbi ndjenjat pas goditjes, dhe iu nevojit ndihma mjekësore që fillimisht e mori në fushën e lojë dhe më pas u dërgua me urgjencë në spital.

Për rastin ka pasur shumë reagime, mes tyre Federata Turke e Futbollit që pezulloi të gjitha ndeshjet e ligës deri në një moment të dytë. Presidenti i federatës Mehmet Buyukeksi paralajmëroi se klubi përgjegjës dhe drejtuesit e tij që janë përgjegjës do të ndëshkohen rëndë.

Edhe presidenti Erdogaan e ka dënuar sulmin, duke i uruar gjyqtarit shërim të shpejtë. Sipas tij, “sporti do të thotë paqe dhe vëllazëri, dhe se nuk do tw lejohej nw asnjw mwnyrw dhuna nw eventet sportive nw Turqi”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit