Presidenti i Meksikës publikon foton e fantazmës mistike

Presidenti i Meksikës publikon foton e fantazmës…

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, ka postuar një foto në llogarinë e tij në facebook, ku pretendon se në majë të një peme qëndron një Alux.

Sipas besimit tradicional të Maja-ve, “Aluxes” janë fantazma, që banojnë në pyje dhe fusha dhe janë të prirur për të “luajtur” me njerëzit, duke u fshehur gjërat.

Në foton që është shkrepur natën duket një pemë, degët e së cilës formojnë një masë si flokë dhe dy sy të shëndritshëm, që me gjasë mund të jenë edhe yje vendosur në vendin e duhur. 

López Obrador shkroi se fotoja “është bërë tre ditë më parë nga një inxhinier në një projekt hekurudhor, duket si një Alux”, ndërsa shton se “gjithçka është misterioze”.

Fantazma Alux

Ai nuk duket se po bënte shaka në postimin e tij, por komentuesit nuk e morën shumë seriozisht. Madje kishte nga ata që e ironizonin dhe nga ata që pretendonin se fotoja ishte bërë shumë kohë më parë. 

Është e rreme! Fotografi e publikuar disa kohë më parë me gjasë në Haiti dhe nuk është Alux. Jam në dispozicionin tuaj për të mohuar të gjitha falsitetet dhe gënjeshtrat e paranomales që të gjithë ata sharlatanë prezantojnë në internet dhe që i bën shumë dëm vendit tonë”, shkroi një komentues. 

López Obrador ka shprehur prej kohësh nderimin për kulturat dhe besimet indigjene, raporton “The Guardian”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit