Presidenti i Pakistanit, thirrje talebanëve: Veproni si Nelson Mandela, falni, amnistoni!

Presidenti i Pakistanit, thirrje talebanëve: Veproni si…

Presidenti i Pakistanit, Arif Alvi që ndodhej në metropolin turk Stamboll, pasi anija e parë e korvetit e ndërtuar në Turqi për Marinën e Pakistanit, e quajtur ‘PNS Babur’, përmes një ceremonie u lëshua në det të dielën, foli për Anadolu Agency edhe për situatën në Afganistan.

A mund të presim paqe në Afganistan?

Alvi: Unë kam shpresë. Pakistani ka qenë shpresëdhënës. Pakistani ka pasur gjithmonë një qëndrim paqësor. Pakistani ka pasur gjithmonë një qëndrim pozitiv, gjatë 40 viteve të fundit. Numër një, gjithmonë thuhej se pushtimi sovjetik (1979) i Afganistanit nuk duhej të kishte ndodhur. Numër dy, kur sovjetikën u larguan në vitin 1989, ne mbetëm vetëm për të trajtuar rrëmujën e lënë pas.

Ne arritëm një marrëdhënie të mirë me Afganistanin dhe pastaj kur amerikanët erdhën përsëri, Pakistani vazhdoi të thoshte se lufta nuk është një zgjidhje. Pra, imagjinoni në të gjithë këtë skenar në të gjithë botën, kishte vetëm një zë të njëjtë të Pakistanit, se lufta nuk është zgjidhje. Dhe nëse vendet e kuptuan këtë vetëm pasi kaluan triliona dhe qindra mijëra vdekje, Pakistani po ashtu humbi mbi 100 mijë njerëz dhe një humbje prej miliarda dollarësh. Pakistani me të drejtë mund të thotë se bota duhet të na dëgjojë, kjo është paqja.

Çfarë lloj përgjegjësish të përbashkëta mund të marrin Turqia dhe Pakistani për të sjellë paqe dhe stabilitet në Afganistan?

Alvi: Ne të dyja jemi duke pritur dhe po ashtu edhe vendet e tjera në rajon, jemi duke pritur që gjërat të rregullohen, duke pritur që gjërat të shfaqen, kush do të përfaqësojë popullin e Afganistanit dhe me kë të bisedojmë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit