Presidenti i Partizanit Gaz Demi në SPAK, për rreth një orë në zyrën e prokurorëve specialë

Presidenti i Partizanit Gaz Demi në SPAK,…

Biznesmeni i njohur Gaz Demi është parë sot në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Për rreth një orë, presidenti i klubit të Partizanit ka qëndruar në zyrat e Prokurorisë së Posaçme pas dyerve të mbyllura, por qëllimi i vizitës së tij mbetet ende mister.

Mësohet se Demi nuk është thirrur nga prokurorët specialë për të dëshmuar për ndonjë çështje.

Gjatë vizitës së tij në SPAK, Gaz Demi është parë edhe në shoqërinë e avokates Antoneta Sevdari./

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit