Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik kërcënon me referendum për pavarësi

Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik kërcënon…

Nacionalizmi serb vazhdon ti hedhë benzinë zjarrit në ballkan për të hapur konflikte të reja dhe për të prekur plagët e vjetra me qëllim dominancën serbe në rajon. Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik i cili është një nacionalist serb me lidhje të forta me Rusinë dhe Serbinë ka kërcënuar hapur për referendum për shkëputjen e Republikës Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina.

Në 20 Tetor të këtij viti Departamenti i Shtetit në SHBA ka sanksionuar Milorad Dodik, familjen e tij dhe bisneset e tij në Amerikë për shkak të lidhjeve të tija me Rusinë dhe korrupsionit të tij dhe të qeverisë së tij.

“Unë do të jem president i Republikës së pavarur të Republikës Srpska brenda mandatit tim të parë” – ka reaguar Milorad Dodik ditët e fundit.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët të mbështesin atë dhe politikanët rreth tij ku më herët ka bërë thirrje për referendum për ndërtimin e një shteti të madh serb ku përfshihen territore nga Kosova, Republika Srpska dhe Mali i Zi me territorin e Republikës së Serbisë.

Këto deklarata të Milorad Dodik kanë ardhur pas tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë dy muaj më parë ku polici Afrim Bunjaku u vra nga paramilitarët nacionalistë serbë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit