Presidenti i Tiranës zbulon arsyen pse e ndoqi nga afër Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri”

Presidenti i Tiranës zbulon arsyen pse e…

Presidenti i Tiranës, Refik Halili ishte mysafiri i veçantë ditën e sotme në “Fadil Vokrri” gjatë ndeshjes mes Prishtinës dhe Dritës.

Halili pas përfundimit të takimit, ka zbuluar edhe arsyen pse ishte i pranishëm në stadium, teksa është shprehur se u ndje shumë mirë aty.

“Kam disa miq këtu në Prishtinës kështu që shfrytëzova rastin që ta ndjek edhe ndeshjen. Ne tifozët e Tiranës jemi edhe tifozë të Prishtinës dhe për këtë u ndjeva shumë mirë këtu. E kam ndjekur herë pas herë Prishtinën, por sa i përket interesimit për ndonjë lojtari tani për tani nuk mund t’ju them asgjë, gjithsesi do t’ju njoftojmë me kohë. Sot ishte një ndeshje ndoshta e tensionuar, pasi Prishtinës iu desh një fitore për të kapur Kupat e Europës dhe kjo i vuri në presion. Sigurisht me pëlqeu angazhimi, kaq mund të them për këtë ndeshje, sa i përket futbollit në përgjithësi në Kosovë nuk është se e kam ndjekur edhe shumë, prandaj nuk mund të them më shumë. Tirana kampion? Po punojmë, shpresojmë se do të shkojmë drejtë objektivit, duhet të presim.”

Burimi: Zëri.Info | /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit