Presidenti Meta homazhe për Moikom Zeqon: Dha më shumë se mori, nuk bëri kurrë kompromise. Kontribuoi në hapje e PS

Presidenti Meta homazhe për Moikom Zeqon: Dha…

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka kryer sot homazhe per nder të studiuesit dhe shkrimtarit të mirënjohur Moikom Zeqo i ndarë nga jetë këtë të hënë për shkak të një sëmundje të rëndë.

Pasi është përkulur me nderim përprara trupit të Zeqos, i pari i shtetit la shënim edhe në librin e kujtimeve për të.

Ndërsa në një prononcim për gazetarët, Meta vlerësoi lart figurën e Zeqos, jo vetëm për punën si studiues e shkrimtar por edhe si politikan. Ai tha se Zeqo gjatë gjithë jetës së tij nuk bëri kurrë kompromise në dëm të interest kombëtar.

“Sot është një moment vërtet pikëllues dhe trishtues edhe për mua si President i Republikës, Erdha personalisht t’i jap lamtumirën e fundit një personaliteti të jashtëzakonshëm.

Kam patur fatin ta lexoj para se ta njoh nga afër, edhe në momente të vështira dhe të mësoj mjaft prej tij. Është nga ata njerëz që për njohuritë dijet nga fushat më të ndryshme janë shumë të rrallë, aq më tepër në një vend si i yni.

Mungesën e tij do ta ndjejmë në të ardhme për faktin se njohjet dhe dijet e tij i vuri në shërbim të kauzave kombëtare, publike, në shërbim të së vërtetës./Gazetaatdheu.com

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit