Presidenti Meta reagon pas draft-opinionit të Komisionit të Venecias

Presidenti Meta reagon pas draft-opinionit të Komisionit…

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas draft-opinionit të Komisionit të Venecias mbi çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese ku shkruan se ‘kauza e 2 marsit fitoi, Kushtetuta e Para”. Meta i referohet tubimit të 2 Marsit të tuhirrur prej tij për shkak të ngërçit të krijuar mes Presidencës dhe Kuvendit lidhur me emrërimet në Gjykatën Kushtetuese.

“KAUZA E 2 MARSIT FITOI! ??
KUSHTETUTA E PARA! ???”, shkruan Meta

Në opinionin e zbardhur ditën e sotme të Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, i jepet të drejtë presidentit Ilir Meta për faktin që nuk pranoi betimin e Arta Vorpsit, e cila u zgjidh automatikisht nga mekanizmi zhbllokues.

Në këtë mënyrë, provohet edhe deklarata e kreut të shtetit për Ardian Dvoranin, ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të cilin e konsideron si zyrtarin që shkaktoi precedent të rëndë në procedurat e zgjedhjes.

Në paragrafin ’92’ të draftit, thuhet se ky i fundit shkaktoi një incident të rëndë procedurial me listat e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese si dhe u bë shkaktar i përplasjes mes Kuvendit e Presidentit.

“98. Presidenti, përmes Aktit të tij të 5 nëntorit 2019, pezulloi në mënyrë të njëanshme procedurën e emërimit para skadimit të afatit 30 ditor të përcaktuar në ligj. Ndërsa një pezullim i tillë nuk parashikohet në mënyrë eksplicite nga Ligji për Gjykatën Kushtetuese, ai mund të jetë në përputhje me një mekanizëm zhbllokues që ka për qëllim zhbllokimin e një situate kur ka mosveprim ose vullnet dashakeq nga njëri prej aktorëve të përfshirë.

Nëse nuk ka as vullnet dashakeq dhe as mosveprim, por përkundrazi duhet të plotësohet një boshllëk ligjor, ku mekanizmi zhbllokues nuk do të ishte i zbatueshëm. Ndaj, në bazë të një interpretimi teleologjik të dispozitave ligjore, është e justifikueshme të pranohet emërimi i mëvonshëm i një kandidati të dytë nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht.

Çështja më problematike e shkaktuar nga vendimet e KED-së në vitin 2019 në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me kohën e përcjelljes së listave të renditjes së kandidatëve tek Presidenti dhe Kuvendi. KED formoi katër lista të kandidatëve (dy për Presidentin dhe dy për Kuvendin) më 21.09.2019; ai më pas i dërgoi Presidentit dy lista më 08.10.2019 dhe dy lista në Kuvend më 14.10.2019. Kjo shkaktoi një incident të rëndë procedurial”, shkruhet në draft.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit