Presidenti Thaçi, akt-akuzat do të përballen me qëndrim zyrtar

Presidenti Thaçi, akt-akuzat do të përballen me…

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sapo ka mbërritur në Tiranë.

Ndërkohë na bën të ditur lajmin nëpërmjet një posti ne ‘facebook’ se, sapo ka zbritur në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Ai nuk dha detaje mbi këtë vizitë, pas akt-akuzave për krime lufte nga Gjykata e Hagës.

Presidenti i Kosovës bën edhe një njoftim të rëndësishëm, teksa thekson se, të dielën në mbrëmje do të mbajë qëndrim zyrtar mbi akt-akuzën nga zyra e tij.

Mesazhi i plotë i Presidentit Hashim Thaçi në Facebook:

“Motra dhe vëllezër,

Miq të dashur,

Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime.

Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara.

Gjithmonë i juaji, deri në fund.

Hashimi ?? ?? “./Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit