Presidenti thërret në takim opozitën e bashkuar

Presidenti thërret në takim opozitën e bashkuar

Nisur nga situata e tensionuar politike në vend, Presidenti Ilir Meta ka vendosur të thërrasë në një takim opozitën e bashkuar.

Takimi mësohet se është parashikuar të mbahet ditën e enjte, në Pallatin e Brigadave.

Shembja e Teatrit por edhe çështje të tjera pritet të jenë në fokus të bisedës së këtij takimi.

Presidenti Meta ka reaguar ashpër ditët fundit për shembjen e Teatrit, duke thënë se ky vendim nuk do të amnistohet asnjëherë.

Madje çështjen e ka çuar edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit