Presidentja e Greqisë mesazh Shqipërisë: Po ju monitorojmë! S’ka ‘BE’ pa respektuar minoritetin, ka ende punë

Presidentja e Greqisë mesazh Shqipërisë: Po ju…
Featured image of article: Presidentja e Greqisë mesazh Shqipërisë: Po ju monitorojmë! S’ka ‘BE’ pa respektuar minoritetin, ka ende punë

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou i ka dërguar një mesazh të qartë Shqipërisë që të respektojë minoritetin, që është kusht për hyrjen në Bashkimin Europian.

Me rastin e 30 vjetorit të themelimit të Bashkimit Demokratik të Pakicës Kombëtare Greke në Shqipëri e njohur ndryshe si “Omonia”, Sakellaropoulou vuri në dukje se pakicat do të mbështeten gjithmonë. Ashtu siç raportojnë mediat greke, ajo nënvizoi se në tre dekadat e fundit, “Omonia” kishte bërë një punë të mirë dhe kishte fituar beteja të rëndësishme.

“Shqipëria ka bërë një përparim të rëndësishëm në rrugën e modernizimit dhe rezultati është që sot ajo është një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shumë hapa të tjerë duhet të ndërmerren në mënyrë që kursi evropian i vendit të kalojë në një fazë tjetër. Për këtë qëllim, mbrojtja e të drejtave të minoritetit grek, regjistrimi, gjuha, arsimi dhe sigurimi i të drejtave të pronës janë parakushte, bazuar në vendimet evropiane. Shteti grek do të jetë atje, si gjithmonë për të monitoruar shkallën në të cilën këto kushte do të plotësohen, dhe për të theksuar të metat dhe vonesat. Me këto mendime, uroj që OMONIA të vazhdojë përpjekjet e saj në dekadën e katërt të jetës së saj në të mirë të anëtarëve të saj, te Shqipërisë dhe marrëdhënieve Greko-Shqiptare dhe ne ketë aspekt shteti grek do të qëndrojë gjithmonë si një mbështetës dhe ndihmës,”-u shpreh kryetarja e shtetit.

Omonoia është një organizatë greke në Shqipëri që promovon të drejtat e pakicave për pakicën greke në vendin tonë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit