Presidentja Osmani: Kosova është pro vazhdimit të dialogut më Serbinë

Presidentja Osmani: Kosova është pro vazhdimit të…

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se Kosova është pro vijimit të dialogut me Serbinë.

 “Kosova pret mbështetje nga Luksemburgu në çështjen e liberalizimit të vizave”, ka theksuar Presidentja Osmani në takim me kryeministrin Bettel. Sipas saj, një mbështetje të tillë nga Luksemburgu pritet edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Një theks i veçantë në këtë takim u vu edhe te bashkëpunimi ndërshtetëror. “Kosova ka ende nevojë për mbështetje, posaçërisht në shkëmbimin e përvojave dhe partneritetit për zhvillim të qëndrueshëm. Ne e çmojmë lart ndihmën e Luksemburgut në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë”, -ka theksuar Osmani, duke shfaqur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në sferën e shkëmbimit ekonomik e tregtar, por edhe në fusha të tjera të interesit reciprok.

“Kosova është për vazhdimin e dialogut më Serbinë, i cili do të rezultojë me arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e obligueshme dhe i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe ruajtje të karakterit unitar të Republikës së Kosovës”, ka theksuar presidentja Osmani. Ndërkaq sa i përket situatës aktuale në Kosovës, Osmani ka përsëritur se me vendosjen e reciprocitetit për targat, vetëm po zbatohet marrëveshja me Serbinë e vitit 2011 dhe 2016.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit