Presidentja Osmani përplaset me ambasadorin rus dhe Vuçiç në OKB

Presidentja Osmani përplaset me ambasadorin rus dhe…

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ndodhet në takimin e OKB-së ku e shoqërojnë një grup me katër gra, të cilat kanë pësuar fatkeqësi të ndryshme nga lufta në Kosovë.

Pasi i prezantoi ato në seancën e Këshillit të Sigurimit, përfaqësuesi rus, Vasily Alekseyevich dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i reaguan.

Vuçiç tha se po flisnin për raportin e UNMIK-ut dhe jo për atë që ka ndodhur para 25 vitesh.

“Ajo që dëgjuam deri më tani ishte një proces i krimeve të luftës kundrejt serbëve për atë që ka ndodhur para 25 vitesh, asnjë fjalë e vetme për raportim rreth gjashtë muajve të fundit. Pse nuk na informuan se kush do të ishte pjesë e delegacionit?”-tha ai

Pas ti reagoi edhe Vasily Alekseyevich, i cili it tha Osmanit se nuk duhet t’i kishte marrë me vete këto gra.

Sipas tij kjo ishte një shkelje e protokollit.

Presidentja Osmani tha se zonjat që kishte marrë me vete si pjesë përbërëse të delegacionit, jo vetëm se përfaqësojnë histori të trishta të luftës por janë edhe pjesë e kabinetit të saj qeverisës.

Janë avokate të denja për drejtësinë dhe janë pjesëtare të kabinetit tim, të emëruara si të tilla. Kështu që janë në kapacitet këshillues, gjithashtu ato punojnë për kauzat që i kanë në zemër, për gratë që kanë përjetuar dhunë seksuale dhe përkrahjen e familjeve të këtyre grave”, tha Osmani.

Përfaqësuesi rus i reagoi edhe njëherë duke i thënë se Presidentja Vjosa Osmani është ftuar si në person privat dhe jo me një delegacion.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit