Presion për dosjen "Ahmetaj"?/ Prokurori i SPAK tërhiqet nga hetimi, çështja i delegohet një tjetri

Presion për dosjen “Ahmetaj”?/ Prokurori i SPAK…

Prokurorit Klodjan Braho, të cilit i ishte ngarkuar hetimi i dosjes së Arben Ahmetajt, është tërhequr nga ky proces. Pa dhënë detaje, SPAK njofton se prokurori ka kërkuar heqjen dore nga vijimi i hetimit të dosjes së ish-zv.kryeministrit. Dyshohet se ndaj prokurorit në fjalë ka pasur presion dhe tentativa kërcënuese, duke bërë që ky i fundit të lërë përgjysmë hetimet e nisura.

Prokurori Klodjan Braho

“Prokuroria e Posaçme kundërshton çdo tentativë për intimidim dhe sulme personale ndaj prokurorëve të posaçëm që synon t’i kufizojë ata nga kompetenca dhe përgjegjësia e tyre për të ushtruar ndjekjen penale sipas Kushtetutës dhe ligjit” thuhet në deklaratën e SPAK.

Braho është akuzuar se ka fshehur provat që implikojnë Arben Ahmetajn te inceneratori i Elbasanit. Dosja “Ahmetaj” është vendosur nga SPAK të hetohet si e ndarë si çështjes penale, nga pjesa tjetër e bankës së të akuzuarve për dëmin ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të shtetit me koncesionet e inceneratorve. Hetimet do të vijojnë nga prokurorj Enkeleda Millonaj.

Arben Ahmetaj akuzohet se ka pasur lidhje të ngushta me Klodian Zoton, ky i fundit i shpallur në kërkim. Zoto dyshohet se ka joshur me para, udhëtime, pagesa dhe kushte të tjera financiare Ahmetajn, që ky i fundit të ndikojë në dhënien e koncesionit të menaxhimit të mbetjeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit