“Presioni i ka prerë kokën”, flasin kolegët e punëtorit që humbi jetën në Patos

“Presioni i ka prerë kokën”, flasin kolegët…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkurë në Patos ku një punëtor i fabrikës përpunuese të metaleve humbi jetën.

Mësohet se gjatë kohës kur viktima po punonte  në një moment është djegur nga shpërthimi i furrës së gizës. Kështu për shkak të plagëve të marra 40-vjeçari ndërroi jetë.

Policia ka marrë në pyetje kolegët e viktimës si dëshmitarë të ngjarjes ku janë shprehur se presioni i ka prerë atij kokën.

Ka plasur furra. Presioni i ka prerë kokën. Furra prodhonte kapakë pusetash dhe gjera elektrike. Shkrihet gizë. Ishte punëtor i vjetër,” u shpreh  njëri prej kolegëve.

Një tjetër koleg  tha se 40 vjeçari merrej me aluminin dhe hodhi hipotezën se njëra nga pajisjet do të ketë krijuar plasje.

Vetëm zhurmë dëgjova. Se si ndodhi nuk e di. Po bënte kohë që ishte i punësuar. Merrej me aluminin. Ishte duke hedhur gizë lart, do ketë pasur ujë dhe krijon plasje. E kishte kapur në qafë,” tha një koleg.

Ende nuk dihet nëse kushtet e punës ofronin siguri për jetën dhe se a do të ketë një hetim nga inspektoriati i pounës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit