Pret pemën dhe dëmton rrjetin elektrik, ndërpritet energjia në ZAZ-në 29 në kryeqytet

Pret pemën dhe dëmton rrjetin elektrik, ndërpritet…

Në ZAZ-në numër 29 në Tiranë pati një ndërprerje të energjisë elektrike, pasi një banor dëmtoi rrjetin e tensionit në zonë.

Si pasojë e ndërhyrjes në linjën e tensionit të mesëm nga një banor i cili ka prerë pemën pranë linjës, në orën 13:07 u stakua linja 6kV Mëzez e cila la pa energji ZAZ nr 29 në palestrën e shkollës së mesme “Sadik Stavaleci”.

OSSH njofton se vendosi në punë linjën e dytë rezervë dhe brenda 5 minutave objekti mori energji elektrike ne orën 13:12.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit