Pretendon mbështetjen e Bosnjës, boshnjakët kritikojnë kryeministrin izraelit

Pretendon mbështetjen e Bosnjës, boshnjakët kritikojnë kryeministrin…

-Anëtarët e qeverisë boshnjake kanë kritikuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për përfshirjen e Bosnjës si një nga vendet që mbështesin bombardimet e Izraelit në Gaza.

Aljazeera raporton se Mininistri i Jashtëm i Bosnjës Bisera Turkoviç postoi në rrjetet sociale duke thënë: “Bosnja dhe Hercegovina mbështet vetëm paqen dhe përpjekjet për të arritur një zgjidhje të drejtë për Palestinën dhe Izraelin. Asnjë dhunë nuk çon në paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm. Përkundrazi, ne bëjmë thirrje dhe mbështesim një fund të menjëhershëm të sulmeve në të cilat vriten njerëz të pafajshëm.”

Sefik Dzaferoviç, anëtari i presidencës boshnjake tha se që Bosnja dhe Hercegovina nuk e mbështet dhe nuk mund të mbështesë vrasjet e civilëve të pafajshëm në Gaza nga forcat ushtarake izraelite.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit