Prezantoheshin si zyrtarë të lartë dhe zhvatnin bizneset/ Arrestohen babë e bir në Tiranë

Prezantoheshin si zyrtarë të lartë dhe zhvatnin…

Babë e bir janë arrestuar ditën e sotme për mashtrim. Mësohet se ata u tentuan t’i merrnin 100 mijë euro në sajë të mashtrimit një biznesmeni, përmes një skeme të organizuar kriminale.

Sipas informacioneve u arrestuan në flagrancë shtetasit B. V., 54 vjeç dhe A. V., 24 vjeç (babë e bir), pasi shtireshin si zyrtarë dhe iu kërkonin shuma të mëdha parash biznesmenëve në kryeqytet.

Policia gjithashtu shpalli në kërkim organizatorin, i cili duke u prezantuar si zyrtar i lartë, në komunikimet në rrjetet sociale, iu kërkonte biznesmenëve, shuma të mëdha parash.

Mësohet se këta tere persona  janë autorë edhe të një rasti tjetër të ngjashëm, të ndodhur në muajin mars të këtij viti, në Tiranë, ku me anë të mashtrimit, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë, i kanë marrë një shumë të madhe parash një biznesmeni.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit