Prezantohet modeli i fundit i “BMW”, ndryshon ngjyrën si 'kameleon'

Prezantohet modeli i fundit i “BMW”, ndryshon…

Kompania gjermane e makinave “BMW”, ka prezantuar një model të fundit të saj, e cila ndryshon ngjyrë në sekondë njëjtë si kameleon. Kjo është diçka  e veçantë, ndërsa më parë, nuk e ka patur asnjë makinë. Prezantimi i kësaj makinave u bë gjatë panairit të Teknologjisë që po zhvillohet në “Las Vegas”. Të gjithë kanë mbetur të mahnitur nga kjo gjë, ndërsa kompania shpjegoi se është duke përdorur teknologjinë e ngjashme me pajisjet “Kindle” që ofrojnë lehtësira për të lexuar libra në mënyrë elektronike. Veshja e jashtme e BMW iX Flow përmban miliona mikrokapsura, me një diametër sa një fije floku. Secila nga këto mikrokapsura përmban pigmente boje të bardhe të kombinuara edhe me të zezë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit