Prezantohet projekti për bashkimin energjetik Kosovë – Shqipëri, pritet të sjellë siguri dhe rritje konkurrence

Prezantohet projekti për bashkimin energjetik Kosovë –…

Kriza që ka kapluar vendin dhe rritja konkretisht e çmimit të energjisë elektrike ka çuar në mendimin që bashkimi energjitik Kosovë-Shqipëri do të sjellë një treg funksional dhe që mund të ndihmojë në këtë kohë krize. Pikërisht lidhur me këtë është mbajtuir edhe një konferencë nga Instituti për Politika Zhvillimore, ku është prezantuar projekti “Bashkimi energjetik Kosovë-Shqipëri, Sfidat dhe Mundësitë”.Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, Dardan Abazi, drejtor i Programit dhe hulumtues i lartë në INDEP, u shpreh se projekti në fjalë do të kontribuojë në zgjerimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike.

Dardan Abazi, drejtor i Programit dhe hulumtues i lartë në INDEP:

 Bashkimin kombëtar nuk e shohim si term patriotik po si një vlerë për integrim në BE, vlerë kjo e unionit. Ku jo vetëm tregjet e transmisionit, por edhe politikat do të jenë të përbashkëta. Bashkimi kombëtar është një hap i rëndësishëm për të realizuar tanzicionin energjetik. I bëjmë thirrje që të shpallet një datë për bashkimin energjetik, ndoshta edhe të caktohet një mbledhë e të dy qeverive.

Ndërkohë Liron Gjocaj, asistent hulumtues në INDEP, deklaroi se për këtë projekt, ka takuar shumë persona që kanë ndikim në këtë fushë.

 Bashkimi nuk është dëshirë, por është nevojë për integrimi e burimeve efiçente dhe rritjen e sigurisë energjetike. Jemi të bindur që kjo do të paraqiste fazore në siguri kthimi nga energjia e gjelbër dhe është hap i domosdoshëm.Bashkimi mund të ketë kosto operative më të ulëta dhe nuk pengon proceset e tjera energjetike në rajon. Është e vështirë se proceset e tilla nuk kryhen brenda muajsh, por me punë nga të dyja palët mund të arrihet. Ne rekomandojmë që duhet të arrihet strategji e përbashkët ndërmjet të dy vendeve, duhet të ndiqet tregjet e tjera p.sh ai nordik , të trajnohet stafi dhe të ketë bashkëpunim më të madh se tash.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit