Prezantoi librin e tij të parë, Ermal Mamaqi: U habita nga kritikat

Prezantoi librin e tij të parë, Ermal…

Ermal Mamaqi ka prezantuar librin e tij të parë me titullin “Në garë me veten”.

Ai zgjodhi të festonte mes figurave të njohura të showbizz-it dhe spektaklit, por pa praninë e njerëzve të librave.

Mamaqi falenderoi Vera Grabockën që e ka shtyrë atë të bëhet prezantues.

“Një ditë Vera më thotë Ermal dua të prezantosh “Dancing with the stars” me Amardën. Dikur ka qenë një tmerr i madh për mua që të dilja në skenë. Verës i thashë nuk e bëj dot. “Do e bësh patjetër”- tha. Më futi në një cep dhe tha Ermal unë mendoj që ti mund të bëhesh një nga prezantuesit më të mirë shqiptar. Ke improvizimin, ke humorin, plus je shumë i bukur (qesh).

Menjëhere mbas atij momenti vendosa të bëhesha prezantues dhe jeta ime ndryshoi.

Në një festë të TV Klan falenderova Verën dhe ajo tha: Me të vërtetë t’i kam thënë këto?!”, tregoi Ermali

Ermali shprehet se i priste të gjitha kritikat, por ndërkohë edhe u habit nga kjo herezi e krijuar duke qenë se të gjithë janë rritur me librat e Adelina Mamaqit, e cila është familjare e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit