Prezantuesja tregon momentin e frikshëm se si tentuan ta fusnin me zor në makinë

Prezantuesja tregon momentin e frikshëm se si…

Lei Kraja ka rrëfyer një nga ngjarjet më të frikshme në jetën e saj.

Bukuroshja e ekranit ka zbuluar se i ka shpëtuar rrëmbinit nga një maniak në kohën kur jetonte në New York.

Këtë histori që nuk e kishte treguar kurrë më parë dhe nuk e dinte as nëna e saj, prezantuesja e sportit e rrëfeu tek “Natën me Aulonën”.

“Kam qenë në New York dhe kam ndryshuar shumë punë. Bëja 2-3 punë. Kthehem natën vonë, kot nuk mora as taksi as uber apo tren. E kisha shumë afër shtëpinë me thënë të drejtën. Kaloj në një garazh/parking për më shkurt. As mami im nuk e di këtë sepse nuk dua të frikësohet. U ndezën disa makina, më ndoqi një person edhe më kapi për të më futur në makinë. Nuk e di si kam shpëtuar. Nuk besoj që kam vrapuar më shpejt në jetën time. Isha shumë e frikësuar, akoma më kujtohet ai moment në jetën time”, ka thënë Lei.

Më pas e pyetur nga Aulona se si arriti të shpëtonte, ajo u përgjigj: “Shkova nëpër shkallë, u futa u fsheha. Ishte episod shumë i frikshëm sepse nuk kishte shumë njerëz nëpër rrugë”.

Lei ka zbuluar po ashtu se pas kësaj ngjarje ajo frikësohej të dilte natën dhe kjo frikë e ndjek akoma dhe sot.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit