Priftërinjtë e BE-së mblidhen në Shkodër për kampionatin e futbollit

Priftërinjtë e BE-së mblidhen në Shkodër për…

224 priftërinj dhe meshtarë kanë ardhur nga të gjithë vendet e Evropës në Shkodër, ku po organizohet Kampionati Evropian i Futbollit të Mbyllur për priftërinjtë!

Janë pikërisht 17 ekipe priftërinjsh që garojnë me njëri-tjetrin me një qëllim të vetëm, shpalljen Kampion Evrope në këtë kampionat mjaft të veçantë. Duhet thënë se ky është kampionati i 16 i priftërinjëve, ndërsa është hera e parë në histori që ky eveniment futbollistik zhvillohet në Shqipëri.

Ndeshjet nisën nisën në datën 5 shkurt, dhe kamionët do të shpallen në 9 shkurt 2024. Ekipet pretendente për të fituar janë ai i Kroacisë dhe Portugalisë.

Por aspekti sportiv është njëra anë e këtij organizimi, pasi ai synon dhe promovimin e vendit të organizimit. Si një shenjë e jetesës në harmoni fetare, priftërinjtë që marrin pjesë në këtë organizim, kanë zhvilluar një vizitë dhe në Myftininë e Shkodrës ku u pritën nga drejtuesit e besimit Islam.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit