Prifti amerikan e shpërndan ujin e shenjtë me pistoletë lodër për të respektuar distancën sociale

Prifti amerikan e shpërndan ujin e shenjtë…

Një prift në Detroit të Shteteve të Bashkuara si duket e ka gjetur një mënyrë kreative për ta respektuar distancën sociale gjatë ceremonisë për shpërndarjen e ujit të shenjtë.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale nga Kisha St Ambrose shihet se si prifti Timothy Pelc e gjuan ujin e shenjtë drejt një dritareje të veturës duke përdorur një pistoletë lodër, që zakonisht shihet vetëm në duart e fëmijëve.

Këto fotografi janë bërë gjatë Pashkëve, por u popullarizuan së fundi në internet, ku tashmë janë bërë shumë “meme” rreth tyre. Në njërën prej tyre, prifti shihet duke hedhur ujë drejt figurave djallëzore në mesin e zjarrit të ferrit.

Prifti tha se ishte paksa i shqetësuar për atë se si do të reagonte Vatikani kur t’i shihte këto fotografi, por shtoi se nuk ka dëgjuar ende asgjë, shkruan “The Guardian’’.

Ideja ishte që të vazhdohet tradita e bekimit të luleve të Pashkëve, pavarësisht pandemisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit