
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, Një prift i dehur ka vrarë një burrë gjatë sakrifikimit të kafshës me rastin e festës së Sankranti, krejt gabimisht.
Viktima, një burrë 35-vjeçar me emrin Suresh, po mbante dhinë që ishte dedikuar për t’u sakrifikuar në fshatin Valasapali në Chitor të Andra Pradesh.
Chalapati, i akuzuari është dashur ta marrë kafshën për t’ia prerë kokën. Prifti në vend të saj përdori thikën për t’ia prerë fytin Sureshit. Sipas traditave, sakrifikimi i kafshës mbahet në kuadër të festivalit të kafshëve Kanum, i njohur si Pasuvul Pandug, e cila mbahet në ditën e tretë të Sankrantit.
Policia indianë thotë se Chalapati ishte i dehur në kohën e “sakrifikimit” dhe se kishte ngatërruar “objektivin”.