Prifti vihet në pranga/ Shkon në burg për të mbajtur meshën, kapet me 9 celularë

Prifti vihet në pranga/ Shkon në burg…

Në Itali, një prift është vënë në pranga pasi tentoi të fuste në burg 9 celularë.

Raportime nga mediat italiane thonë se prifti shkoi në burgun e Carinola-s, në Caserta, për të mbajtur meshën e së dielës për të burgosurit, po u ndalua nga policia e burgut.Ai kishte fshehur 9 celularë në disa qese duhani. Në burgun e Carinola-s vuajnë dënimin rreth 500 të burgosur.

Sakaq, sipas sindikatës së Policisë së Burgjeve, ka nisur menjëherë një hetim gjyqësor në lidhje me këtë ngjarje. Oficerët e burgut i gjetën priftit edhe një ushqyes baterish, si dhe USB.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit