Primaret/ Berisha: Brenda tetorit dalin kandidatët për bashkitë e mëdha

Primaret/ Berisha: Brenda tetorit dalin kandidatët për…

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha njoftoi se emrat e kandidatëve të mundshëm që do të votohen në primaret për zgjedhjet vendore, do të dalin brenda muajit tetor.

“Përpjekje të mëdha që të mbyllen gjatë muajit tetor, të paktën kjo për bashki të mëdha”, tha Berisha.

Gjatë një konference, kreu i demokratëve u shpreh se është e nevojshme që të afrohen në parti përfaqësues të shoqërisë civile dhe gra, teksa foli për ndryshimet që duhet të bëhen brenda PD-së.

“Nuk mjafton për të fituar ne, nga ne kërkohen ndryshime të thella, dhe një nga  ndryshimet më të thella që mund të shënojmë ne është ridimensionimi i rolit të gruas, angazhimi i atyre që mund të marrin vota më shumë se sa ne. Në komunitet është mençuri”, tha ai.

Një ditë më parë, Partia Demokratike zbardhi edhe rregulloren e primareve me të cilat do të garojnë kandidatët e propozuar për zgjedhjet vendore 2023. Aty parashikohen të gjitha rruget që do të ndiqen nga propozimi deri te zgjedhja e kandidatëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit