Princesha japoneze, vendos për t'u martuar pa rituale dhe ceremoni, heq dorë nga statusi i saj

Princesha japoneze, vendos për t’u martuar pa…

Princesha japoneze Mako është këmbëngulëse në vendimin e saj për t’u martuar me të fejuarin e saj Kei Komuro, i cili do ta lërë atë pa statusin e një anëtareje të familjes mbretërore.

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo raporton se dasma do të organizohet deri në fund të vitit, pa rituale dhe ceremoni të oborrit mbretëror.

Moko, vajza më e madhe e trashëgimtarit japonez të fronit Fumihit dhe mbesa e perandorit Nurihit, është princesha e parë e Japonisë që do të martohet pas Luftës së Dytë Botërore pa një martesë tradicionale perandorake.

Princesha Moko dhe Kei u takuan në Universitetin e Tokios në 2012, dhe po planifikojnë të jetojnë së bashku në Shtetet e Bashkuara.

Nën rregullat monarkiste në Japoni, anëtarët e familjes mbretërore humbasin statusin dhe privilegjet kur martohen me dikë që nuk është nga familja, por marrin një pagesë shkëputjeje prej 1.35 milion dollarë.

Mediat japoneze raportojnë se Mako ndoshta nuk do të pranojë as pagesën e ndarjes.

Mako dhe Kei e shtynë dasmën për dy vjet për shkak të borxhit që mamaja e Kei kishte ndaj ish të fejuarit të saj, por duket se ato borxhe tani janë zgjidhur.

Në fund të vitit të kaluar, trashëgimtari japonez i fronit, Fumihito, i dha leje vajzës së tij të martohej me të zgjedhurin e tij.

“Unë e miratoj martesën e tyre. Kushtetuta përcakton që martesa do të bazohet në pëlqimin e ndërsjellë të të dyve.

“Nëse kjo është ajo që ata vërtet duan, unë, si prind, e respektoj atë.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit