Princesha Meghan humb fëmijën e saj të dytë, rrëfen detajet e dhimbshme të abortit

Princesha Meghan humb fëmijën e saj të…

Meghan Markle zbuloi sot se kishte pësuar një abort gjatë verës në një artikull të shkruar për një gazetë amerikane. Dukesha e Sussex ka thënë se ajo humbi fëmijën e saj të dytë, teksa ishte ndërruar pelenën e djalit të saj Archie në korrik.

Në shkrimin e saj për New York Times, Markle përshkroi si një moment të hidhur abortin, dhe shtrimin e saj në spital, ndërsa shtoi se së bashku me Harryn, u përpoqën që të ngushëllonin njëri tjetrin.

Duke përshkruar momentin tragjik kur ajo kuptoi se ‘diçka nuk ishte në rregull’, ajo tha: ‘Pas ndryshimit të pelenës, ndjeva një ngërç të mprehtë. Unë rashë në dysheme me djalin në krahë, kuptova se diçka nuk ishte në rregull ‘.

‘Unë e dija, ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, po humbja të dytin’.

Meghan është e para nga familja mbretërore, që përshkruan momentin e një aborti. Teksa tregon për ditën kur ka humbur fëmijën, Dukesha e Sussex tha se ajo ishte zgjuar, kishte ushqyer qentë, rregulluar rrobat dhe ishte kujdesur për lapsat e Archie para se të merrte në krah djalin e saj nga krevati.

Ajo më pas tregon se kishte ndjerë një dhimbje në barkun e saj ndërsa ndryshoi pelenën e Archie dhe më pas ra në dysheme.

Markle shkroi: ‘Disa orë më vonë, u shtrova në një shtrat spitali, duke mbajtur dorën e burrit tim. Ndjeva mpirjen e pëllëmbës së tij dhe i puthja kyçet e tij, të lagura nga të dy lotët tanë”.

Meghan thotë se ajo e ka shkruar artikullin në lidhje me humbjen e saj për të inkurajuar të tjerët të flasin për këtë.

‘Të humbësh një fëmijë do të thotë të mbash një hidhërim pothuajse të padurueshëm, të përjetuar nga shumë, por të folur nga pak. Nga dhimbja e humbjes sonë, burri im dhe unë zbuluam se në një dhomë me 100 gra, 10 deri në 20 prej tyre kishin vuajtur nga aborti spontan. Megjithatë, përkundër të përbashkëtës marramendëse të kësaj dhimbjeje, biseda mbetet tabu, e mbushur me turp (të pajustifikuar) dhe duke përjetësuar një cikël të vajtimit të vetmuar’.

Detajet intime të ndara në artikull janë në kundërshtim të jashtëzakonshëm me politikën e zakonshme të anëtarëve të vjetër të familjes mbretërore britanike, të cilët nuk zbulojnë pothuajse asgjë në lidhje me jetën e tyre personale.

Gjyshja e Harry, Mbretëresha nuk e ka diskutuar kurrë jetën e saj private në asnjë intervistë në media gjatë mbretërimit të saj 68-vjeçar. Meghan dhe Harry u larguan nga detyrat mbretërore dhe u transferuan në Shtetet e Bashkuara më parë këtë vit./Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit