Princeshat e monarkisë Shqiptare, historia dhe fati i tyre

Princeshat e monarkisë Shqiptare, historia dhe fati…

Ata ishin shembulli i një kulture nga një vend i vogël ku sapo kish filluar bashkëjetesa mes orientit dhe oksidentit.

Secila nga gjashtë Princeshat ishte e veshur me talentin dhe kulturën e dijes së saj duke marrë nën patronazh të vetin edhe nga një copë organizimi shoqëror e deri tek arti ushtarak.

Princesha NAFIJA – U martua me Ceno beg Kryeziun nga Gjakova. Ata lindën një djalë me emrin Esat, ose siç njihej si Princ Tati.Ceno beu u v, ra më 1927-të në Pragë ku shërbente si Ambasador.Pas vdekjes së tij,Pricesha së bashku me të birin jetuan në Pallatin Mbretërorë pranë Mbretit Zog,edhe gjatë mërgimit pa u ndarë nga familja,Princesha ndëroi jetë në Kajro.

Princesha SENIJA– U martua me Princ Mehmed Abid të Turqisë me të birin e Sulltan Abdylhamid II-të. Martesa pas një kohe nuk rezultoi e lumtur ndaj dhe u divorcuan duke mos pasur fëmijë. Princesha më pas qëndroi tërë jetën e saj pranë të vëllait (Ahmet Zogut) dhe motrave të veta,përderisa vitet e fundit të jetës i kaloi në Kanë të Francës ku dhe ndërroi jetë pikërisht një javë pasi i kishte vdekur e motra Myzejemja.

Princesha ADILJA– U martua me Emin bej Agolli-Doshishti dhe patën 3 djem dhe dy vajza. Ajo iu përkushtua familjes ku të gjithë së bashku jetuan në Angli dhe më pas vitet e fundit të jetës së saj i jetoi në Paris pranë të birit të vet i cili ishte ende i pamartuar Salihu.

Princesha MYZEJEME – Nuk u martua kurrë,ajo gjithë jetën ia kushtoi humanizmit dhe artit duke kaluar tërë jetën pranë familjes Mbretërore. Vitet e fundit të jetës së saj edhe ajo i kaloi në qytetin Kanë të Francës së bashku me motrat e saja Sanijen dhe Maxhiden.

Princesha RUHIJA– Nuk u martua kurrë. Ajo qëndroi gjithmonë pranë vëllait dhe ishte e pasionuar pas artit Ushtarak të cilin e njihte mirë.. Në mërgim ajo u përball me luftën kundër kancerit dhe ndërroi jetë në qytetin Kajro të Egjyptit. Mbreti Farruk i Egjiptit me prejardhje shqiptare, për nder të Princeshës Ruhije, organizoi një ceremoni mortore mbretërore zyrtare.

Princesha MAXHIDJA– E lidhte po i njëjti fat me të motrat e saj. Edhe ajo nuk u martua kurrë edhe ajo ishte njohëse e mirë e doktrinës ushtarake dhe ishte e pasionuar pas artit kombëtar. Ajo gjithashtu jetoi pranë familjes mbretërore deri më vitin 1961 dhe më pas kaloi tek motrat e saja në Kanë të Francës, ku dhe mbylli jetën./Burimi: Njekomb.com/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit