Princeshës së Holandës iu ndalua të dilte nga shtëpia sepse mund të rrëmbehej

Princeshës së Holandës iu ndalua të dilte…

Prindërit e Princeshës Amalia 18-vjeçare, trashëgimtare e fronit mbretëror të Holandës, kanë konfirmuar se ajo është marrë nga një apartament me qira në Amsterdam dhe është zhvendosur në shtëpinë e familjes në Hagë për arsye sigurie.

Këtë e raporton Dutch News.

Në shtator, Amalia hyri në Universitetin e Amsterdamit, ku do të studiojë politikë, psikologji, drejtësi dhe ekonomi. Vajza tha se ka në plan të jetojë me disa studentë të tjerë në një apartament me qira që ndodhet në qendër të kryeqytetit holandez.

Mediat lokale më vonë raportuan se oborri mbretëror kishte rritur ndjeshëm sigurinë e Amalia-s, sepse ajo, së bashku me kryeministrin holandez Mark Rutte, mund të ishin viktima të rrëmbimit ose sulmit.

Sipas nënës së Amalias, Mbretëreshës Maksima, princesha “me zor del nga shtëpia”, gjë që “ka pasoja të mëdha për jetën e saj”.

“Kjo do të thotë se ajo nuk jeton në Amsterdam dhe nuk mund të dalë. Për të nuk është një jetë studentore si studentët e tjerë. Jam shumë krenare se si e përballon të gjithë këtë. Të them të drejtën”, tha ajo gjatë vizitë shtetërore në Suedi të enjten.

18-vjeçarja Amalia është e vetmja trashëgimtare e fronit mbretëror në Holandë. Ajo bën një jetë jo publike, gjë që shkaktoi një sërë spekulimesh në shtypin lokal – për shembull, nëse ajo mund të martohet me një grua pa humbur të drejtën e saj për fron.

Vitin e kaluar, princesha u fut në një skandal kur u bë e ditur se ajo festoi ditëlindjen e saj të 18-të në një festë në kundërshtim me kufizimet e koronavirusit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit