"Princi" i drogës do të ekstradohet në Gjermani

“Princi” i drogës do të ekstradohet në…

Princ Dobroshi, i cili po hetohet aktualisht nga autoritetet ligjzbatuese gjermane për trafikim të paligjshëm të lëndëve narkotike, sipas Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm do të ekstradohet në Gjermani.

Para pak kohësh SPAK sekuestroi prona në emër të tij apo të persona që kanë lidhje me të, llogari bankare, vila, apartamente, shoqëri tregtare dhe makina. Dobroshi është quajtur nga mediat kosovare si bosi i krimit, që e ka nisur këtë aktivitet që në vitin 1990. Në vitin 2020 ky së bashku me një grup personash të tjerë kanë transportuar nga Amerika e Jugut për në Gjermani sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike.

Ndërsa në vitin 1997 ai u arratis nga burgu Ullersmo dhe vijoi aktivitetin e tij në Republikën Çeke.

Dobroshi prej disa vitesh jetonte në Kosovë ndërsa gruaja e tij dhe fëmijët në Pragë. Atij i është ndaluar hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit