Princi i kushton një këngë-diss Jasminës: Je mësu me lepuj, luan nuk përballon

Princi i kushton një këngë-diss Jasminës: Je…

Princ Mile, një konkurrent i ri brenda formatit të dashurisë, sapo ka debutuar në muzikë.

Princ dhe Jasmina kishin realizuar një takim shumë të veçantë, në helikopter, por  mes tyre nuk ndodhi diçka më shumë.

Ajo vazhdon të jetë shumë e afërt me djalin nga Peja, Andin.

Kënga e tij e parë i kushtohet Jasmin Kadriut dhe nuk është një këngë dashurie, por është një diss, shkruan Prive.al

Ai rikrijoi këngën e famshme të Akrepit “Xhoana”, që së fundmi u lansua në Youtube.

Një pjese e tekstit vijon kështu:

“Ah moj Jasmina më morë mendt e mia. Hipa te ai Benzi e s’doja më t’ja dija. Lëre se nuk është për ty më thoshte dhe shoqnia, por gropëzën tek mjekra nga afër do ta shihja. I ke hak rolet në filma Hollywood-i, bukuri po e me aktrim ta fut ti. Bashkë në helikopter me shëtit në Ballkan, se mu shtire vullkan pastaj m’dole kallkan.

Zemrën ma ndeze, por tani vetë e fika po ti paske pas sytë nga Amerika. Unë s’jam peshk, por i sinqertë dhe kampion je mësu me lepura, luan nuk përballon”, dhe e përfundon me “Bye torollake”.

Image

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit