Alketa Vejsiu promovon programin e riqë do startojë së shpejti

Alketa Vejsiu promovon programin e riqë do…

Në Tv Klan pritet të startojë së shpejti një “Reality Dating Show”, i cili do të ketë kryefjalën e tij romancën dhe dashurinë.

Moderatorja e mirënjohur, Alketa Vejsiu sërish bëri të ditur se është shumë afër dita e nisjes së transmetimit të këtij formati totalisht të ri në vendin tonë.

Kandidati kryesor ose “Princi” i përzgjedhur i programit quhet Sajmir.
Është 33-vjeçar, simpatik dhe është një biznesmen i suksesshëm i cili do të mundohet të gjejë dashurinë e jetës së tij mes vajzave pjesëmarrëse në këtë dating show.

Alketa me anë të profilit të saj në rrjétin social Instagram, i ka ftuar të gjitha femrat të bëhen pjesë e programit dhe të konkurrojnë për të fituar zemrën e djalit. Gjithçka që do ndodhë në këtë Reality Dating Show publiku do ndjekë në ekran në kohë reale.

“Hey vajza Beqare ne kerkim te dashurise se jetes! Jeni gati per Romancen me te bukur televizive?
E kemi vendosur se cili do te jete “Princi Modern”ne spektaklin e ri te dashurise ne @rtvklan
“Reality Dating Show” me i ri ju pret!
Kandidati kryesor quhet Sajmir
Eshte 33 Vjec
Jeton dhe Punon mes Shqiperise dhe Gjermanise!
Financier!

Sipermarres i disa bizneseve te suksesshme!
Me nje familje qe ja njohim e qe ka dashur shume ta edukoje dhe rrise ne nje familje me vlera; kur i vendosen emrin sapo lindi donin patjeter qe Sa I Miri, te behej djale i mire!
Te gjitha pretendentet qe duan ti fitojne zemren jane te ftuara te aplikojne ne www.tvklan.al/lovestory dhe te plotesojne formularin! Ose te paraqiten ne @rtvklan ne fazen e pare te “Casting / Perzgjedhjes” per takim me Produksionin dhe Autoret keto dite dhe data;

E enjte 24 shtator ora 15.00 Ne Tv Klan
E hene 28 shtator ora 15.00 ne Tv Klan
E marte 29 shtator ora 15.00 ne Tv Klan
Ju presim!
Paçi Fat!”Video/ Alketa Vejsiu vjen me një spektakël të ri, zbulon detaje nga dating- show që do të sjellë romancën në ekran! - TiranaNews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit