Prindërit biologjikë ndryshojnë papritur mendje, nëna e re detyrohet të kthejë bijën e adoptuar

Prindërit biologjikë ndryshojnë papritur mendje, nëna e…

Disa ditë pasi morën beben e tyre nga spitali, Sarah Hoëell dhe bashkëshorti Chris duhet t’i thonin asaj lamtumirë. Bebja që ata kishin adoptuar e për të cilën ishin kujdesur duhet të kthehej në spital pasi prindërit e lindjes kishin ndërruar mendje. “Isha duke e ushqyer kur erdhi telefonata”, tregon Sarah.

“Rashë në dysheme e dëshpëruar. I thoja tim shoq, ‘E ke seriozisht, është një shaka apo jo?” Pasi çiftit u ishte dhënë më pak se 1% shans për të lindur në mënyrë natyrale, Sarah Hoëell kërkoi ndihmën e një agjencie adoptimesh.

Çifti u lumturuan kur dëgjuan për një të sapolindur që iu përshtaste, vetëm një orë pasi zbuluan se edhe Sarah mrekullisht kishte mbetur shtatzënë.

Por pesë ditë pasi Sarah e Chris kishin marrë vajzën e vogël në shtëpinë e tyre në Virginia, SHBA, prindërit e saj të lindjes vendosën se kishin bërë një gabim. Sarah me profesion infermiere, thotë se dhimbja ishte aq e madhe sa që mund të shkaktonte një abort spontan.

“T’i thoja lamtumirë asaj ishte si një vdekje, sepse e dija se nuk do ta shikoja më kurrë. Ajo na kishte bërë prindër. Kishte shëruar në zemrën tonë atë pjesë që kishte thyer infertiliteti”.

“Ajo më bëri nënë, edhe pse vetëm për disa ditë”. Por disa muaj më vonë Sarah lindi djalin e saj Noah Hoëell, ndërsa çifti gjithashtu ka adoptuar një-vjeçarin Levi, dhe po kujdeset përkohësisht per një tjetër bebe dy muajshe.

Sarah thotë tashmë se nuk ka hatër-mbetje ndaj prindërve që morën përsëri beben e tyre, por i falenderon që e bënë nënë edhe për disa ditë. Para se të mbetej shtatzënë me Noah, Sarah u tmerrua kur doktorët i thanë se endometrioza që kishte, e bënte të vështirë ngjizjen.

Doktorët i thanë se nëse dëshironte fëmijë duhet të tentonte sa më shpejt. Prej tre vjetësh çifti kishte tentuar të ngjiznin një fëmijë duke kryer testime, injeksione e vizita të ndryshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit