Prindërit braktisin në morg 21 vjeçarin që vrau oficerin në Lezhë

Prindërit braktisin në morg 21 vjeçarin që…

 

Prindërit e 21 vjeçarit, Aldi Rama kanë braktisur djalin e tyre në morg, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e djeshme.  21-vjeçari Aldi Rama vrau veten ditën e djeshme pasi vrau oficerin në Lezhë. Trupi i të riut ndodhet në morgun e Spitalit të Traumës

Aktualisht trupi i të riut  është duke iu nënshtruar ekzaminimeve, ndërsa e vetmja që është paraqitur në morg ka qenë tezja e Aldi Ramës, por që nuk ka pranuar të flasë për mediat. Aldi Rama pritet të varroset pasditen e sotme në Durrës, ku jeton e ëma e tij, Valbona Kolgjini, së bashku me të vëllanë, 2 vite më të madh. Valbona Kolgjini dhe Rufat Rama, babai i 21-vjeçarit, janë divorcuar prej disa vitesh, ndërsa Aldi Rama u rrit nga gjyshërit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit