Prindërit braktisin tre fëmijët e tyre, djali i vogël gjendet i vdekur

Prindërit braktisin tre fëmijët e tyre, djali…

Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ka ndodhur në SHBA. Bëhet me dije se policia amerikane, ka gjetur tre fëmijë të braktisur në një apartament të braktisur në Hjuston.

Mësohet se fëmijët janë braktisur nga prindërit. Një prej fëmijëve ka telefonuar në polici për të raportuar ngjarjen, dhe për t’i treguar autoriteteve se ata ishin braktisur.

Pas gjetjes së fëmijëve, nëna dhe babai i tre të miturve janë prangosur.

Vëllai i tyre 9 vjeç kishte vdekur. Fëmijët e gjetur gjallë, ishin të paushqyer, prandaj janë dërguar menjëherë në spital.

Burimi:News 13 Përktheu dhe Përshtati: Gazeta Atdheu

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit