Prindërit e kishin nxjerrë për herë të parë shëtitje, makina përplas për vdekje foshnjen dy javëshe

Prindërit e kishin nxjerrë për herë të…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Brownhills të Anglisë, ku një shofer ka aksidentuar për vdekje një foshnje dy javëshe, i cili kishte dalë nga shtëpia për herë të parë, pas ardhjes në jetë.

Makina e drejtuar nga 34 vjecari përplasi karrocën ku gjendej foshnja dy javëshe e cila ndërroi jetë në momentin e përplasjes.

Prindërit adoleshentë të foshnjës së quajtur Ciaran Leigh Morris që u vra në përplasjen e tmerrshme të Dielën e Pashkëve sot thanë: “Zemrat e mamit dhe babit do të ndjejnë gjithmonë dhimbje, ne të duam më shumë se gjithçka”.

Foshnja që u vra tragjikisht në Brownhills, Walsall, është quajtur Ciaran Leigh Morris.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit