Prindërit e kundërshtuan/ Ky është 17-vjeçari, që iu drejtua një avokati për të bërë vaksinën anti-COVID

Prindërit e kundërshtuan/ Ky është 17-vjeçari, që…

Dëshira e djalit 17-vjeçar, Mateo për të bërë vaksinën anti-COVID edhe përse prindërit e tij e kundërshtuan, do të bëhet realitet pasi me ndihmën e një avokati, mori më në fund aprovimin e tyre!

Sipas mediave italiane, adoleshenti nga Firence, u shpreh shumë i lumtur që më në fund do të ketë mundësinë të marri vaksinën anti-COVID dhe ftoi të gjithë bashkëmoshatarët e tij të bëjnë të njëjtën gjë që t’i kthehen sërish normalitetit.

“Pasi të marrë vaksinën anti-COVID do të kthehem në shkollë dhe në përditshmërinë time. Unë i ftoj të gjithë bashkëmoshatarët e mi të bëjnë të njëjtën gjë, përndryshe beteja ime për të bërë vaksinën do të jetë e padobishme. Nuk lodhem ta përsërisë, pa vaksinë, nuk do të dalim nga pandemia”, u shpreh ai.

Pas gjithë kësaj “beteje” edhe përse kundër, prindërit e tij i lëshuan lejen për t’u vaksinuar. Ëndrra e Mateos kur të rritet është të bëhet një avokat për mbrojtjen e të drejtave civile.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit