Prindërit e maturantëve: Këta idiotë që u ka zënë myk karrigia nuk e paguajnë dot stresin e fëmijës tim

Prindërit e maturantëve: Këta idiotë që u…

Protestat e maturantëve që kanë shpërthyer në të gjithë rrethet e vendit, kan bërë që për këtë të reagojnë edhe prindërit e maturantëve të cilët janë mbledhur para ministrisë së arsimit në mbështetje të fëmijëve të tyre.

Në një prononcim për Fax News, janë shprehur se në këtë mënyrë, po humbej mundi i 12 viteve i fëmijëve të tyre. Sipas prindërve fëmijët e tyre janë të stresuar dhe këtë tres nuk e paguajnë dot zyrtarët të cilët janë marrë me hartimin e tezave.

“Po tallen me pyetje idiote, dje me sindin dhe sot me turin. Mundin e 12 viteve e hedhin poshtë për 5 minuta.

Jemi në protestë për këta idiotë që u ka zënë myk karrigia. Teza idiote, Sindi me çokollata. Vajza nuk po më ha ushqim fare, mundin e 12 viteve t’a hedhin poshtë këta të paaftë. Të mbajnë përgjegjësi.

Stresin e fëmijës time nuk e paguajnë dot këta mediokër, këta idiotë”- tha njëri prej prindërve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit