Prindërit shkuan për të festuar në mes të pandemisë, fëmija vdes nga uria

Prindërit shkuan për të festuar në mes…

Një çift është akuzuar për vrasje pasi shkuan për katër ditë gjatë pandemisë për të pirë duke lënë binjakët 16 javësh vetëm pa ushqim.

Pasi u gjetën nga gjyshja, njëri prej fëmijëve, djali, u dërgua me urgjencë në spital ku përfundoi në koma dhe më pas ndërroi jetë.

Ndërsa vajza po lufton për jetën në një spital në rajonin Kamchatka të Rusisë. Nëna e tyre, Margarita Yanayeva, 23 vjeçe i gënjeu miqtë se fëmijët ishin në spital me koronavirus, thonë raportet.

Në fakt, ajo dhe partneri i saj Alexey, 35 vjeç, nga Vilyuchinsk i lanë të mbyllur në shtëpi dhe shkuan për të festuar katër ditë me radhë.

Djali ndërroi jetë nga uria ndërsa motra është në kujdes intensive, në gjendje kritike për jetë për po të njëjtën arsye.

Gjyshja telefonoi policinë për të shkuar në shtëpinë e fëmijëve pasi çifti nuk po i përgjigjej. Prindërit mund të dënohen me 20 vite burg për vrasjen e djalit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit