Prindërit shqiptarë shtyjnë në kohë vaksinën e fruthit/ ISHP: Kanë frikë nga autizmi

Prindërit shqiptarë shtyjnë në kohë vaksinën e…

UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë ngritur shqetësimin për anashkalimin e vaksinimit të fëmijëve për fruthin.  Në javën europiane të imunizmit që OBSH tregon se edhe në vendin tonë ka rënë ndjeshëm numri i fëmijëve që vaksinohen për autizmin.

Në Shqipëri numri i të vegjëlve që kanë marrë dy dozat kundër fruthit është i lartë, por jo në nivelet e kërkuara. Vaksina kundër fruthit kryhet me dy doza, në moshën një dhe pesë vjeç, por prindërit shtyjnë në kohë injektimin e saj për shkak të frikës nga autizmi.

Me dozë të dytë kemi mbi 92% të fëmijëve të vaksinuar, duhet mbi 97- 98 % vaksinimi. Në moshën 1 vjeç fëmija fillon hapat e para, të folurit ju duket se në momentin që aplikojnë vaksinën është ajo vaksina, por pas 1 vjeç kapen shenjat e para të autizmit dhe s’ka lidhje më këtë.

Kemi fëmijë që mund të jenë 1 vjeç dhe kanë momentin për tu vaksinuar dhe prindi ka një tendencë për ta shtyrë se nëqoftëse kemi një rast qoftë dhe të izoluar me fruth këta fëmijë rrezikojnë të sëmurën.

 Fruthi është një sëmundje e rrezikshme që çon në vdekje një fëmijë të pavaksinuar, duhet respektuar kalendari sepse mbrojtja nga nëna bie dhe fëmija është i ekspozuar”, shprehen specialistët e Institutit të Shëndetit Publik.

Fruthi sipas specialistëve përhapet me shpejtësi në komunitete me imunitet të ulët. Është gjashtë herë më infektues sesa gripi dhe paraqet shumë rreziqe.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit