Prindi ngre alarmin: Muxhahedinët dalin nga kampi dhe ruajnë fëmijët pranë shkollave e kopshteve

Prindi ngre alarmin: Muxhahedinët dalin nga kampi…

Një denoncim rrëqethës dhe mjaft shqetësues ka mbërritur sërish në redaksinë e JOQ Albania nga një prind i alarmuar. Pranë shkollës 9-vjeçare “Hasan Vogli” dhe kopshtit Nr. 1 në kryeqytet, janë parë disa gra të veshura me shami, të cilat lëvizin me një makinë me xhama të zinj dhe vëzhgojnë me imtësi çdo cep, dalje e rrugicë ku lëvizin fëmijët e vegjël. Sipas dyshimeve të para dhe aludimeve të qytetarëve, bëhet fjalë për pjesëtare nga komuniteti i muxhahedinëve (MEK).

Siç e kemi raportuar edhe më parë në JOQ Albania, prania e personave të dyshimtë rreth ambienteve arsimore është kthyer në një makth të përditshëm për prindërit e kryeqytetit.

Por çfarë bën Policia e Shtetit përballë këtij alarmi publik?

Pasi morëm denoncimin e prindit, i u drejtuam zyrtarisht policisë për të pyetur mbi situatën dhe për të mësuar se kush janë këta persona e nëse janë marrë masa. Përgjigja? Një heshtje e plotë dhe plogështi absolute. Efektivët tanë nuk dinë asgjë, nuk kanë parë asgjë dhe nuk kanë asnjë informacion. Duket se policia është aq e mahnitur dhe e magjepsur pas fasadave të shkëlqyera të “shkollave të Rilindjes”, saqë ka harruar plotësisht se çfarë ndodh përjashtë dyerve të tyre, ku siguria e fëmijëve lihet në mëshirë të fatit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit