Prishja e Teatrit/ Reagon delegacioni i BE-së

Prishja e Teatrit/ Reagon delegacioni i BE-së

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, nga regjimi i Edi Ramës, ka reaguar delegacioni i Bashkimit Europian. Në reagim, thuhet se delegacioni kërkoi dialog dhe “i vjen keq” që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet.

Delegacioni bën edhe thirrjen standarte që palët “të tregojnë vetëpërmbajtje”.

“Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore. Që në orët e para të këtij mëngjesi, kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren. Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, një godinë e trashëgimisë tonë kulturore, u pozicionua organizata “Europa Nosta”, e cila ofroi rikontruktimin e Teatrit, me paratë e taksapaguesit europian.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit