Prishja e Teatrit/ Reagon Doris Pack: Kjo nuk është Evropa jonë, turp për Veliajn dhe Ramën

Prishja e Teatrit/ Reagon Doris Pack: Kjo…

Ish-eurodeputetja Doris Pack ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe dhunën e përdorur ndaj aktorëve, qytetarëve dhe gazetarëve.

Përmes një postimi në Twitter, ajo deklaron se kjo nuk është Evropa jonë.Ajo shkruan se Shqipëria do të nisë negociatat me BE, por politikanët po sillen si në të kaluarën kriminale të vendit. Pack e quan një turp përdorimin ne forcave të policisë, dhunimin e gazetarëve, artistëve dhe të qytetarëve që dolën në mbrojtje të teatrit.

“Shqipëria do të fillojë negociatat me BE dhe politikanët e saj po sillen si në të kaluarën mizore të Shqipërisë: Qindra forca policie ushtruan dhunë ndaj gazetarëve, artistëve, qytetarëve dhe shkatërruan Teatrin Kombëtar. Turp për Veliaj dhe shefin e tij Rama”.-shkruan Pack në Twitter.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit