"Prishje të pazareve", detaje të reja mbi pengmarrjen në autostradën Tiranë - Durrës

“Prishje të pazareve”, detaje të reja mbi…

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me pengmarrjen në autostradën Tiranë – Durrës.

Mësohet se 4 personat e përfshirë janë rrethi shoqëror i dy vëllezërve Beqiraj.

Autorët që lëviznin me një mjet i kanë bërë pritë në autostradë motorit të dy vëllëzërve duke u konfliktuar fizikisht me ta.

Konflikti ka nisur për prishjen e pazareve në lidhje me shitjen e armëve të zjarrit.

Në vendin e ngjarjes ka qënë edhe një patrullë e policisë rrugore që ka parë ngjarjen dhe është vënë në ndjekje të tyre.

Njoftimi i policise

Në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”, shtetasit G. B. dhe I. B. (vëllezër), duke udhëtuar me motor, dyshohet se janë përfshirë në një incident rrugor, pasi një automjet ka goditur motorin e tyre, i cili për pasojë ka dalë nga rruga. Për këtë shkak, dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht me personat që ishin në automjet.Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve, shtetasin I. B., të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar.Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, në bazë të kallëzimit të shtetasit I. B., është regjistruar procedimi penal dhe po punohet për sqarimin e motivit dhe të rrethanave të ngjarjes, si dhe për implikimin e këtyre personave, në ngjarje të tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit