
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në Prishtinë. Mësohet se në një pallat në lagjen Emshir është shkëputur ashensori dhe ka rënë nga kati i dytë në bodrum. Si pasojë janë lënduar 8 persona, mes tyre dy fëmijë dhe një grua shtatzëne.
Një banor u shpreh se s kanë probleme të shpeshta me këtë ashensor, i cili nuk kishte as 24 orë që ishte vënë në funksion pas një kontrolli. “Gruaja shtatzënë edhe dy fëmijët kanë pësuar traumë të madhe”, u shpreh një banor.
Në shkurt të këtij viti në ashensorin e po kësaj ndërtese u lënduan 5 gra, njëra prej tyre pësoi fraktura të rënda.