Prishtinë/ Mbështetësit e Vetëvendosje protestë me vetëm një pankartë. Çfarë shkruhet në të

Prishtinë/ Mbështetësit e Vetëvendosje protestë me vetëm…

Simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje po protestojnë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, me vetëm një thirrje: “Duam zgjedhje”.

E konsideruar test-protesta, u organizua në prag të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, për mandatarin për formimin e qeverisë.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti nga ballkoni i Qeverisë ka përshëndetur të gjithë ata që po marrin pjesë në test-protestën që po organizohet nga partia që ai drejton.

Ky veprim i Kurtit është pritur me duartrokitje nga protestuesit.

/Panorama

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit