Prishtinë/ Protestuesit kërkojnë zgjedhje të reja

Prishtinë/ Protestuesit kërkojnë zgjedhje të reja

Qeverinë Hoti nuk e njohin qytetarët të cilët u mblodhën para Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar votimin. Kërkesa e tyre është për zgjedhje të reja.

 “Ma mirë me fytyrë, se të jesh i shitur. Kur jam ndalur dhe e kam menduar se në Parlament e kam Isa Mustafën, i cili ka qenë në komision në kohën e Serbisë.”

 “Po kthehet krimi në vendin e krimit, kriminelët në vendin e krimit dhe për të qenë absurditeti deri në maksimum, me ndihmën e gjykatës.”

Urimi i parë për Qeverinë Hoti erdhi nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me përgëzime për deputetët që votuan. Përgëzime kanë ardhur edhe nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

 “Ne e mirëpresim qeverinë e re të Kosovës dhe presim të kemi partneritet me ta për vazhdimin e dialogut me Serbinë.”

Reagim ka pasur edhe nga BE-ja e cila po ashtu pret rikthimin e dialogut Prishtinë-Beograd.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit