"Prison Break" në Maqedoninë e Veriut/ Të burgosurit tentojnë arratisjen, hapin tunelin 40m të thellë

“Prison Break” në Maqedoninë e Veriut/ Të…

Një grup të burgosurish prej 8 persona tentuan të kapnin titujt kryesor të lajmeve botërore. Nga buru i Idrizovës në Maqedonin e Veriut ata kishin planifikuar një arratisje spektakolare nën hundën e sigurisë. Të dënuarit nga 10 vite e deri në burgime të përjetshme, gërmuan një tunel afr 40 metra të thëllë. Për afro 60 muaj me radhë ata punuan pa u ndjerë në pjesën e tubacioneve të një lavamani.

Duket si një inspirim nga seriali “Prison Break”, ku aktori kryesor përdori të njejtën taktikë për të nxjerr nga burgu i sigurisë së lartë disa persona. Metoda ishte e njëjta, gërmim poshtë lavamanit ku dheu është i butë përshkak të punimeve fillestare si dhe ndjekja e rrjetit të tubacioneve që kanë destinacion shkarkimet e jashtme të burgut.

Mirëpo ky plan dështoi kur Policia e Maqedonisë së Veriut zbuluar tunelin. Emrat e të burgosurve që tentuan të fitojnë lirinë duke u arratisur nuk janë bërë ende publik nga autoritetet maqedonase. Mësohet se për këtë ngjarje është shkarkuar drejtori i burgut, i cili pretendon se nuk ka asnjë lidhje me arratisjen, por përkundrazi e ka parandaluar atë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit